32 pacientë në gjendje të rëndë në klinikat COVID dhe spitalet në Kosovë

32 pacientë në gjendje të rëndë në klinikat COVID dhe spitalet në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se 858 pacientë janë të shtrirë sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas SHSKUK-së, 776 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 664 janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

22 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

858 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

776 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

664 me oksigjeno-terapi

32 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 304 pacientë të shtrirë, 276 prej tyre Covid-19 pozitivë, 249 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 120 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 19 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 21 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 554 pacientë, 500 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 107 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 110 pacientë

– Spitali i Pejës, 138 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 105 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 41 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 65 pacientë

Related Articles