Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër Covid-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.
Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se 858 pacientë janë të shtrirë sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas SHSKUK-së, 776 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 664 janë me oksigjeno-terapi.