Vënia e gurthemelit të “universitetit paralel” në veri të vendit: PDK kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Vënia e gurthemelit të “universitetit paralel” në veri të vendit: PDK kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Anëtari i Kryesisë PDK-së, Muzafer Shala, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrave të saj, për siç thotë ai, dështimin për ta ndalur ndërtimin e universitetit ilegal serb në veri dhe për dështimin në përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.  


Shala i PDK-së përmes një postimi në Facebook thotë se Qeveria Kurti me veprimet e saj është kthyer në shërbim të Serbisë, sipas tij kësaj radhe duke legjitimuar universitetin paralel në veri.

Postimi i tij pa ndërjyrje:

KJO QEVERI PËRMES VEPRIMEVE TË SAJË ËSHTË KTHYER NË SHËRBIM TË SERBISË. KËSAJ RADHE DUKE E LEGJITIMU UNIVERSITETIN PARALEL NË VERI TË VENDIT.

Ministrja Nagavci së bashku me zv. ministrat e sajë duhet të japin dorëheqje. Në asnjë marrëveshje nuk legjitimohet ky veprim i Serbisë në veri të vendit.

Ministrja dhe zëvendësministrat e sajë nuk janë askund me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, e krahas kësaj papërgjegjësie po e legjitimojnë edhe ndërtimin e universitetit paralel në Mitrovicën e Veriut.
#Dorëheqje

Related Articles