Gazeta zvicerane shkruan për ngjarjen tragjike të 18 vjeçares nga Ferizaj

Gazeta zvicerane shkruan për ngjarjen tragjike të 18 vjeçares nga Ferizaj

Gazeta zvicerane “20 minuten.ch” ka shkruajtur për ngjarjen tragjike që ka ndodhur të dielen në Ferizaj ku 18 vjeçarja M.O u dërgua pa shenja jete në Qendren Emergjente.

“Dy burra me një makinë zvicerane e kanë vrarë një 18-vjeçare në Kosovë”, është titulli që mban artikulli.

Gazeta i referohet mediave kosovare.

Në artikullin e “20 minuten.ch” shkruan se dy burra dyshohet se e kanë vrarë një vajzë 18-vjeçare.

Të dyshuarit janë parë të dielën në një “Audi” me targa zvicerane.

“Ata e dërguan trupin e pajetë të 18-vjeçares M.O. në spitalin e Ferizajt, pastaj ikën me “Audi” të tyre me targa zvicerane. Dy burrat akuzohen për vrasjen e një gruaje në jugun e Kosovës. I dyshuari A.S (32 vjeç) është arrestuar nga policia, kurse burri tjetër D.K (29 vjeç) është ende në arrati”.

Tutje shkruan se të dyshuarit ishin kapur nga kamerat e sigurisë së spitalit të Ferizajt duke e dërguar 18 vjeçaren pasditen e së dielës.

Në shkrimin e gazetës zvicerane ceket se viktimit dyshohet se vdiq si pasojë e keqtrajtimit.

Duke përdorur imazhet nga kamerat e vëzhgimit të spitalit, autoritetet ishin në gjendje të gjenin burrat dhe vendin e krimi.

Krimi thuhet se është kryer në një ndërtesë banimi në Ferizaj.

Hetimi i ngjarjes po vazhdon.

Po ashtu po vazhdon edhe kërkimi për të dyshuarin e dytë.

Related Articles