Disa të rinj afganë thanë se janë kërcënuar nga talebanët vetëm sepse vishnin xhinse. Njëri prej tyre shkroi në rrjetin social “Facebook” se kanë qenë duke ecur në rrugë kur janë ndaluar prej një grupi talebanësh të cilët i akuzuan se nuk respektonin islamin.
Dy prej tyre arritën të largohen me vrap, ndërsa të tjerët u rrahën e u kërcënuan me pistoletë. Një drejtues i talebanëve njoftoi se ata ende janë duke diskutuar “kodin e ri të veshjes” për meshkujt, teksa incidenti me të rinjtë ka ngjallur shqetësimin nga rikthimi i të njëjtës situatë me atë të viteve 90`, kur ishte normale që meshkujt afganë, të cilët kapeshin pa veshje fetare te rriheshin, e ndonjëherë edhe te vriteshin.
Talebanët njiheshin gjatë regjimit të mëparshëm për ekstremizmin fetar dhe ndëshkimet ekzemplare. Por sesa kanë ndryshuar vërtet këtë radhë, ashtu sic pretendojnë, kjo mbetet për t`u parë, raporton TCH.
Një student mjekësie i lindur në Afganistan, qe sot eshte shtetas britanik, rrëfeu eksperiencën e tmerrshme në aeroportin e Kabulit, ku në momentin që i kishin parë pasaportën angleze, talebanët i kishin thënë: “Do të te ekzekutonim këtu tani, në vend, por na sheh bota dhe jemi nën presion nga ndërkombëtarët.”Reklamë
Mediat britanike kanë transmetuar sakaq pamjet e fundit të një komediani afgan në Tik Tok i cili ka vazhduar t`i vërë në lojë militantët edhe pasi ata e nxorën zvarrë nga shtëpia dhe pak më vonë, e ekzekutuan me pushkatim.