Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 21,922.
MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107,999, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,356.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.
Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.