Gjatë ditës së mërkurë, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, u raportua se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndonëse nuk u publikuan më shumë detaje, kjo është mohuar nga vet Kurteshi.
I pyetur nga Gazeta “Enigma”, ai ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.
“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, ka thënë ai.
Kujtojmë se mbledhjet e KQZ-së, derisa ishte kryetare e këtij organi Valdete Daka, përcilleshin me shumë tension pikërisht për shkak të kundërshtimeve të Kurteshit./Gazeta Enigma.