“Joe Biden gënjeu Amerikën dhe botën kur na tha se “Amerika është kthyer”. Në vend të kësaj ai iu dorëzua talebanëve dhe la prapa qytetarët amerikanë për të vdekur në Afganistan”.
Me këto fjalë ish-presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka sulmuar presidnetin aktual Joe Biden, për situatën e krijuar në Afganistan, pas tërheqjes së trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talebanët.
Trump e konsideron këtë një nga dështimet më të mëdha ushtarake në historinë amerikane.“Tani janë talebanët ata që janë kthyer, jo Amerika”, shkruan Donald Trump në një email drejtuar fansave të tij.