Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në mesin e tyre edhe një 20 vjeçar.
Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë regjistruar edhe 844 raste të reja të infektimit teksa me numrin më të lartë të të infektuarve prin Tirana me 246 raste.
Aktualisht janë shtatë mijë e 70 pacientë me COVID-19 ndërsa Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.