Sigal Prishtina ka njoftuar nënshkrimin me basketbollistin e talentuar, Jani Palokaj.
Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pasi njoftoi gjatë të mërkurës për transferimin e vëllezërve Lejson e Jetmir Zeqiri, Prishtina ka konfirmuar edhe një transferim të ri.
Bëhet fjalë për talentin shqiptar nga Kroacia, Jani Palokaj, i cili vjen për ta ndihmuar Prishtinën drejt arritjes së objektivave.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës
Presidenti Burim Maraj dhe drejtori i klubit Edmond Azemi takuan super talentin shqiptar nga Kroacia Jani Palokaj
Jani ka nënshkruar kontratën me klubin më të trofeshëm shqiptar.
Jani u zotua që do të jap më shumë se maksimumin që t’i arrijë synimet e klubit nga kryeqyteti