Deputeti i VV-së i kërkon dorëheqjen ministrit Vitia

Deputeti i VV-së i kërkon dorëheqjen ministrit Vitia

Deputeti i VV-së Burim Karameta, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

Ai përmes një letre të hapur drejtuar Vitisë, i ka kërkuar dorëheqjen atij duke i thënë se shtesa e fundit në vlerë prej 60 eurove nuk ishin as lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, pasi as 600 nuk do ishin të mjaftueshme.

Karameta duke iu drejtuar Vitisë, i tha se nëse jeni lodhur, ose ju ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore duhet që të definoni të paktën pozicionet politike.

‘’ Ministër, merru me Prishtinën, është shumë të qëndrosh deri në tetor aty!

Nuk jam këtu për të shkruar vetëm dështimet e tua, e di që ke bërë edhe shumë punë të mira, e disa janë në proces e sipër, por tani nga ti kërkohet diç tjetër.

I nderuar z. Vitia, nga pak gjëra që ua kam lakminë është guximi yt për të kërkuar falje. Andaj, merr guximin dhe kërko falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse kështu sadopak do të çliroheshit ju dhe mbase do të ngjallësh përsëri shpresën’’, shkroi Karameta ndër të tjera.

Kujtojmë se gjatë javëve të fundit vazhdimisht janë shënuar rekorde të numrave të rasteve pozitive me koronavirus, por edhe të viktimave duke e rënduar edhe më shumë gjendjen me pandeminë në vend.

Letra e plotë:

Related Articles