Kosova do të grumbullohet të dielën për ndeshjet e muajit shtator.
Dardanët do t’i luajnë tri sfida shumë të rëndësishme, ku fillimisht përballen me Gjeorgjinë, pastaj do të presin në Prishtinë, Greqinë e Spanjën.
Njëri nga lojtarët më të mirë të Dardanëve, Milot Rashica do të grumbullohet me Kosovën, por do të mungojë në ndeshjen e parë.
Norwich City i ka bërë të qartë lojtarit se nuk duhet të luaj në ndeshjen e parë që Kosova e zhvillon në Gjeorgji.
Bëhet e ditur nga burime te FFK-së se Rashica do të bashkohet me Dardanët, por që nuk do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë për ta zhvilluar ndeshjen e parë.
Ky shtet është në listën e kuqe të Anglisë për sa i përket rrezikshmërisë së lartë nga COVID-19.
Megjithatë sulmuesi vushtrrias do të jetë në Prishtinë nga dita e parë e grumbullimit, ku trajneri Bernard Challandes do ta ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës.