Policia e Kosovës në Han të Elezit ka ndaluar një kamion i cili po kontrabandonte pesë emigrantë nga Siria.
Kjo është bërë e ditur nga Policia përmes një komunikate për medie.
Njoftimi i plotë:
Zyrtarët policor të Stacionit të Policisë Kufitare – Hani Elezit, më 27 gusht 2021, rreth orës 10:00, në realizim të Planit Operativ “Ngritja e vigjilencës dhe masave të sigurisë”, në hyrje për në Republikën e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë ndaluar për kontrollim një kamion mallrash.
Zyrtarët policorë, pas krijimit të dyshimit, gjatë kontrollit më të detajuar në ‘vijë të dytë’, të kamionit i cili vinte nga Turqia, përmes Greqisë dhe së fundit Maqedonisë së Veriut, në kamionin e mbyllur kanë hasur pesë shtetas (emigrantë) nga Siria. Shtetasit sirian nuk kishin dokumente të udhëtimit. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është trajtuar rasti si ‘kontrabanda me emigrant’.