Policia e Kosovës ka raportuar për një rast dhune që ka ndodhur në Vushtrri.
Sipas Policisë, tre persona kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre.
Nuk bëhet e ditur nëse i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
“Fsh. Mihaliq, Vushtrri 27.08.2021 – 21:10. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.