Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet ta thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
I pari i Qeverisë së Kosovës, ka anuluar vizitën zyrtare në Austri, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.
“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.
Nga kjo zyre nuk kanë njoftuar për orën se kur do të mbahet ky takim.
Kujtojmë se që nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti COVID-19, ku mes tjerash do të ketë edhe orë policore, duke filluar nga 22:00 e deri në 5:00./Gazeta Enigma.