Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në ditën e përkujtimit të personave të pagjetur, i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen më tepër për të zgjidhur fatin e të pagjeturve në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai po ashtu ka thënë se institucionet ndërkombëtare duhet të vendosin sa më shpejtë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre.
“Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave që janë të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.