MPB thotë se për shkaqe të sigurisë mediat nuk mund të inqizojnë në kampin ku po qëndrojnë afganët

MPB thotë se për shkaqe të sigurisë mediat nuk mund të inqizojnë në kampin ku po qëndrojnë afganët

111 afganë të cilët kanë mbërritur të dielën mbrëma në Kosovë, janë duke qëndruar në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.

Por ndonëse ardhja e tyre u bë në praninë e kamerave, sot Ministria e Punëve të Brendshme, i njofton të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare se për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë, për një kohë të caktuar nuk do të kenë qasje në kamp për të marrë pamje.



“Kjo masë do të jetë deri në një vendim tjetër. Shpresojmë në mirëkuptim dhe ju falënderojmë për interesimin tuaj. MPB do të jetë e hapur për secilin rast, për të gjitha çështjet që janë në interes të publikut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se sonte pritet të vijnë një grup tjetër i popullit afgan./Gazeta Enigma.

Related Articles