Asociacioni i komunave të Kosovës kërkon nga kryetarët që të mos marrin pjesë në takim me Kurtin

Asociacioni i komunave të Kosovës kërkon nga kryetarët që të mos marrin pjesë në takim me Kurtin

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se bordi ka kërkuar nga kryetarët që mos të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti, raporton Gazeta Enigma.

Ibrahimi ka thënë se Bordi e ka marrë këtë vendim pasi që nuk janë ftuar të jenë pjesë e ekipit antiCOVID.

“Nuk e di a mbahet takimi apo nuk mbahet. Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga kryetarët që të mos marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti”.

Ndërsa, mospjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e thënë se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim.

Ai është pyetur nëse njëjtë do të veprojnë edhe bashkëpartiakët e tij.

“Ky nuk është vendim partiak, është vendim i bordit të AKK-së. Unë nuk do të marrë pjesë në këtë takim”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, Kurti ka thirrur për takim urgjent krerët e komunave rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Related Articles