Shtetet që kanë vaksinuar më së shumti qytetarë

Shtetet që kanë vaksinuar më së shumti qytetarë

Të paktën 200 vende kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga worldmeter.info, rezulton se deri më tani 39.3% e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Vetëm 1.6% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë. Në total, në rang global janë administruar 5.25 miliardë doza.

India është shteti i parë në botë që ka injektuar më shumë doza vaksinash, 488.14 milionë doza. Nga këto, 144.43 milionë qytetarë janë vaksinuar më të dyja dozat dhe 343.72 milionë kanë marrë vetëm një dozë. Pas Indisë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, Meksika, Gjermania dhe një sërë shtetesh të tjera. Ndërsa, vaksinime në raport me popullsinë kanë kryer më shumë Emiratet e Bashkuara. Ky shtet ka vaksinuar me të dyja doza 74% të popullsisë dhe 11% me një dozë të vetme. Pas Emirateve të Bashkuara renditet Spanja, Uruguai, Kili, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Related Articles