Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar 5 fëmijë të cilët janë infektuar me COVID-19
Rufadie Maçastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë thotë se vetëm një fëmijë është në oksigjeno-terapi.
“Në përgjithësi në Klinikën e Pediatrisë gjendja është stabile ku pesë fëmijë janë të hospitalizuar ndërsa njëri me oksigjeno-terapi”, tha ajo.
Maçastena-Maxhuni thotë se për momentin kapaciteti i spitalit është i bollshëm.
“Po ka kapacitet të bollshme Klinika e Pediatrisë për momentin, por ka pacientë ende të cilët po kanë dyshime për shkak të virusit se tani edhe gripi sezonal i ka simptomat e ngjashme me të COVID-19”, tha ajo.
Ajo tregoi edhe për moshën e fëmijëve që janë më të prekur nga COVID-19
“Mosha e fëmijëve të prekur nga Covid-19 fillojnë nga 8 muajsh deri në 14-15 vjeç”, thoi ajo.
Maçastena-Maxhuni tha se asnjë nga fëmijët në Klinikë nuk është i vaksinuar.
“Jo nuk janë të vaksinuar asnjë fëmijë në Klinikën e Pediatrisë”, përfundoi ajo.