Spitali i Gjakovës, ka bërë të ditur se pavarësisht numrit të madh të pacientëve me COVID në repartet e tij, rezervuari me oksigjen të lëngshëm ka mjaftueshëm kapacitet.
Ky rezervuar sipas tyre, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.
”Spitali i Gjakovës pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasiqë rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.
Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi”, thuhet në njoftimin e spitalit të Gjakovës.