Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinj, ka folur për akuzat që janë drejtuar atij rreth shpronësimit për rrugën Prishtinë dhe Pejë .
Rreth akuzave për shpronësim të paligjshëm në rrugën Pejë – Prishtinë, Haradinaj ka sqaruar se në sa filtra kalojnë shpronësimet.
“Ministri në këtë rast është vetëm tagrambledhës, hajn i vogël i Kurtit. Ai e ka bërë këtë për të tërhequr vëmendjen nga vdekjet e qytetarëve. Paratë nuk janë paguar për shpronësimin, e këta e kanë bërë konferencën e më pastaj e kanë dërguar lëndën në prokurori. Krejt kjo është për mos ta kryer rrugën Pejë – Prishtinë. Është një dënim që po e bëjnë për Dukagjinin”, tha Haradinaj.
“Ai thotë se janë 43 milionë të keqpërdorur tani edhe ndryshon. Ky ministër dëshiron me ngritë tema tjera në kohë n ku janë duke vdekur njerëz më shumë se sa në luftë . Këtë ai e ka bërë me urdhër nga Kurti”, shtoi tutje ai.
“Ndërsa Liburni thotë se ka shumë borxhe kjo Qeveri, unë i quaj hajna gjithë kë të qeveri, se ata po punojnë me Nexhat Krasniqin, e deri sa ata punojnë me këtë person që mua më kanë thënë se është hajnë, për mua të gjithë janë hajna si Kurti, Liburni dhe të tjerët pë rderisa bashkë punojnë me personin në fjalë. I kërkoj falje këtij njeriu në se nuk është vërtetë ashtu, ama unë dua një pë rgjigjie nga kurti dhe ministri Ali, pasi që ata më kanë thënë ashtu për të”, tregoi Haradinaj.
“Kosova e ka borxhin më të vogël në botë . E kanë bllokuar rrugën e Gjilanit, po ashtu rrugën e Dollcit, rrugën e Plavës, pa asnjë arsye. Nëse dikush dyshhet për ndonjë parregullësi të merret me të, po mos ti ndalë punimet e rrugës, u shpreh Haradinaj.
“Kurti ka premtuar barazi sociale, tash kanë fillu me u rritë produktet esenciale, duke fillu nga vaji, ka shku prej një euro sa ka qenë në një euro e 15. më mirë kish me qenë me u rritë pagat se sa cmimet produktet. Po ashtu, Kurti ish deshtë me inicu Ligjin e Pagave, ku do të ju ndihmonte shumë qytetarëve”, deklaroi Haradinaj.