Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku ka arrestuar një person me urdhërarrest ndërkombëtar.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën “Enigma” nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai tha se i arresuari dyshohet për veprat penale: “Tentim vrasje në bashkëpunim”, “Fajde”, “Armëmbajtje pa leje municion dhe eksploziv”, derisa shtoi se ësgtë shtetas i Maqedonisë.
“Policia e Kosovës, në këtë rast njësia Fast -ILECU e asistuar nga njësia për reagim të shpejtë në Ferizaj, ka arrestuar një person të dyshuar (Zh. Zh.) shtetas Maqedon, i kerkuar nga Maqedonia Veriut me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale: “Tentim vrasje në bashkëpunim”, “Fajde”, “Armëmbajtje pa leje municion dhe eksploziv” . Lidhur me personin e dyshuar tanimë të arrestuar, i cili dyshohet se ka masë dënimi për disa vite, janë duke vazhduar procedurat e prapara ligjore”, tha Kelani.