Bayern Munich punon për të ardhmen.
Sipas asaj që u raportua nga gazeta BILD, në fakt, klubi bavarez është një hap larg transferimit të Lovro Zvonarek. Mesfushorit kroat 16-vjeçar luan në Kroaci tek Slaven Belupo.
Lojtari ka një vlerësim prej 1.8 milion euro dhe konsiderohet si Luka Modric i ri në Kroaci. Futbollisti ka zhvilluar edhe disa takime me reprezentacionin e Kroacisë, për kategori të reja.
Në vitin 2019 ka zhvilluar 5 ndeshje për kategorinë,U-15, ndërsa vitin e kaluar (2020) ka zhvilluar 4 ndeshje të tjera me kategorinë U-16, duke lënë gjurmë, pasi ka spikatë si realizator, duke shënuar dy gola.