Kombëtarja U21 e Kosovës sot luan ndeshjen më të vështirë në kualifikimet për evropian.
Dardanët janë mysafirë të tre luanëve me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “MK” në Milton Keynes.
Të përzgjedhurit e Nees kanë një fitore në po aq ndeshje në Grupin G duke e mbajtur pozitën e dytë, derisa britanikët ende nuk e kanë zhvilluar asnjë lojë.https://cdn1.adplugg.io/apusers/serve/A48217021/file/53141/index.html?clickTag=null&clickTarget=_blank
Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria që pësoi disfatë dje nga Republika e Çekisë me rezultat 4-0.
Kosova synon të kthehet në Prishtinë me rezultat pozitiv, që të ëndërrojë një kualifikim të mundshëm për Kampionatin Evropian të ardhshëm.