Kosova po mban konferencë për media para ndeshjes që nesër e zhvillon ndaj Spanjës në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës që zhvillohet vitin tjetër.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes tha se do të mbrohen ndaj Spanjës.
“Është shumë e vështirë për këdo të luajë ndaj Spanjës. E kemi parë në ndeshjen e fundit, posedimin e topit, rastet, por në fund, Suedia fitoi. Ndaj Spanjes ne duhet te mbrohemi, por jo vetem Kosova, edhe ekipet tjera. Te them se do të fitojmë ndaj Spanjës, është e veshtirë të thuash, por edhe të thuash se është e pamundur është budallallëk”, tha Challandes.
Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës nis nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e parë të luajtur në Sevilla, Spanja triumfoi 3:1 ndaj Kosovës.