Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Kosovës.
Pablo Fornals ka gjetur golin e parë ndaj Kosovë, pas gjysmë ore lojë. Fornals me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetën e Aro Muric nga rreth 16 metra.
Paraprakisht Kosova pati një paraqitje të kënaqshme, duke u treguar mjaft e rrezikshme disa herë përmes Milot Rashicës.
E vecanta e kësaj pjese të lojës ishte mesazhi i Dardanëve, të cilët i kanë uruar mirëseardhje spanjolëve me “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës”.
Kujtojmë se në këtë takim është lejuar 10% e kapacitetit të stadimit për tifoze