Në mbrëmjen e së mërkures ka ndodhur një shpërthim tek spitali modular i Tetovës.
Ndërsa nga pamjet e publikuara shihet se zjarri ka shkrumbuar COVID-qendrat, të cilat u ndërtuan muajt e fundit për të trajtuar pacientët me coronavirus.
Sipas informacioneve të para ka edhe persona të vdekur, si nga pacientët poashtu edhe nga stafi mjekësor.
Zjarri ka djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.