Vrasja e dyfishtë në Pejë, vjen reagimi i PDK-së

Vrasja e dyfishtë në Pejë, vjen reagimi i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të kësaj partie, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt.

PDK thotë se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës.

“Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017

“Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, vijon reagimi i PDK-së”, thuhet në njoftim.

Related Articles