Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se janë pajtuar me Serbinë për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato të UÇK-së.
Çitaku ka thënë se Bislimi me veprimet e tij, sipas saj, të papërgjegjshme, tashmë ka pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra.
“Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në”
“Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në? Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë”
Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra”, shkroi ajo.