Masat e vendosura në muajin gusht, pritet të vazhdojnë edhe pas 13 shtatorit, kjo si pasojë e rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve në vend nga COVID, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media.
Ndërsa, ekonomisti, Safet Gërxhaliu, e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se kjo është një çasje e gabuar, duke theksuar se gjërat duhet të parandalohen sesa të shërohen.
“Në këtë drejtim shumë më tepër i kushtohet rëndësi mbylljes së ekonomisë sesa qendrave të vaksinimit. Prandaj, besoj se kjo qasje është e gabuar. Gjithmonë duhet pyetur se çka është e kundërta e mbylljes dhe në qoftëse kemi mbyllje, atëherë kush do t’i bartë dëmet”, ka thënë Gërxhaliu për Gazetën “Enigma”.
Ai, tutje ka potencuar se dëmet do t’i pësoj sektori privat, dhe sipas tij Kosova ka ngecur sa i përket vaksinimit, sa i përket ndihmës ekonomike, derisa ka theksuar se nuk duhet gjithmoneë qytetati të jetë i dënuar dhe i penalizuar së bashku me bizneset në sektorin privat privat për neglizhencë dhe burokraci institucionale.
Gërxhaliu ka thënë se mbi interesat e qytetarëve çdo gjë është e rëndësishme mbrojtja e shëndetit të tyre dhe në këtë drejtim besoj se është obligim moral dhe institucional, mirëpo sipas tij duhet të kuptohet se prioritet është se për të minimizuar pasojat nga kjo pandemi është vaksinimi.
“Nuk kemi komoditet dhe unë kam shpresuar që me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve do të ketë kemim mobilizim më të madh. Nuk do të ketë burokraci, do të ketë punë 24 orë, do të ketë e shtune dhe e diele, por kam mendu që do të ketë edhe automobila special për vaksinim nëpër fshtara dhe qytete të Kosovës”, ka thënë ai.
Situatë e rëndë me pandeminë, komunat e kundërshtojnë mbylljen totale
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Gazetën “Enigma” se kryetarët e komunave janë kundër mbylljes totale.
Madje, Ibrahimi ka theksuar se i kanë adresuar disa kërkesa ministrit Vitia.
“Mbyllja totale ka ndodhur kur nuk kemi pasur vaksina, kurse tash i kemi vaksinat, vetëm Qeveria duhet të hap më shumë qendra të vaksinimit,të shtoj numrin e punonjësve shëndetësor në mënyrë që ta kryj procesin e vaksinimit ndaj popullatës”, ka thënë ai.
Vlen të theksohet se për masat antiCOVID, ministri Vitia dhe kryetarët e komunave do të mbajnë takim së bashku.
Ndryshe, që nga rritja e numrit të rasteve me COVID, Qeveria Kurti ka marr masat e reja antiCOVID, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga sot (30 gusht 2021).
/Gazeta Enigma/.