Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 238 tiketa në bazë të Ligjit antiCOVID. Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor Policia.
Por të gjitha këto gjoba po konsiderohen se janë shqiptuar në bazë të dispozitave ligjore. Avokati Burim Halili, thotë se në momentin që ka vendim të Qeverisë, qytetarët janë të obliguar t’i respektojnë ato.
Në një intervistë avokati Halili thotë se në këtë ligj ka shumë mangësi, pasi sipas tij, ky Ligj është bërë në kohë rekorde dhe nuk ka pasur model nga shtetet tjera.
“Nëse flasim se a kemi mangësi në këtë ligj, patjetër që po, sepse Ligji për Pandeminë është bërë në kohë rekorde, nuk është ligj që është punuar për një kohë të gjatë dhe nuk kemi pasur model të marrim nga shtetet e ndryshme që ta përpunojmë si më të mirë. Pra është një ligj që është dashur të veprohet në shpejtësi e kohë rekorde”, u shpreh Halili.
“Sa i përket dënimit lidhur me gjobat janë shqiptuar në bazë të dispozitave ligjore. E kemi ligjin për pandeminë, i cili e parasheh se në momentin kur kemi vendime të Qeverisë, qytetarët janë të obliguar t’i respektojnë ato. Është Ligji mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19, i cili ligj e parasheh dispozitat dhe parasheh që në hapësirat publike të vendosen maskat”.
“Kështu që në momentin që janë shqiptuar këto gjoba, kemi pasur një vendim nga Ministria e Shëndetësisë, ku kanë dalë dhe kanë kërkuar nga qytetarët në hapësira publike të vendosen maska dhe të respektohen masat”, u shpreh Halili, teksa shtoi se për të gjitha këto gjoba bëhen nga neglizhenca e qytetarëve.
Teksa ka folur për këtë, Halili thotë se shumë qytetarë kanë shprehur ankesa, përderisa ankesa thotë se ka pasur edhe nga bizneset.
“Ne kemi pasur një numër të madh të ankesa të tilla nga persona të ndryshëm, mirëpo në momentin që janë lajmëruar ne i kemi këshilluar që për këto masa nuk është e udhës të bëhet ankesë, sepse janë në përputhje me Ligjin për Pandeminë”.
“Sa i përket ankesave nga bizneset, kemi pasur të tilla, ku në disa raste me vendimin e fundit të Ministrisë, gastronomisë iu lejohet të punojnë vetëm në terasa por në disa raste ka pasur kur janë hapur në tërësi lokali, e që e kanë konsideruar se pjesë të hapur të terasës”, u shpreh ai, raporton EO.