Skuadra e Dritës është mysafire e Malishevës në ndeshjen që luhet nesër nga ora 16:00.
Para ndeshjes në konferencë shtypi ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu që theksoi se të gjithë futbollistë janë gati për ndeshjen e nesërme.
“Kemi shfrytëzuar këto dy javë të pushimit, për t’i eliminuar gabimet në dy ndeshjet e para. Më gëzon fakti që futbollistët që kishin shqetësime të vogla i kanë kaluar ato, janë rikuperuar dhe me klubin janë rikthyer edhe futbollistët që ishin me kombëtaret e tyre”.
“Kemi punuar mjaft mirë me gjithë grupin nesër kemi një kundërshtar që është futur me entuziazëm në Superligë. Kemi parë kanë bërë dy ndeshje të mira, duke marrë rezultate pozitive dhe nesër kemi përballë një skuadër të motivuar”
“E kemi studiuar kundërshtarin, një ekip mjaft agresive dhe shumë e diciplinuar, jemi përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të vetëdijshëm që duhet shumë punë për të marrë më të mirën”.
“Varësisht kundërshtarit do të bëjmë përzgjedhjen, nuk diskutohet se kemi futbollist formacioni, varësisht cfarë kërkojmë të luajmë dhe secili mund të bëjë më të mirën në ndeshjen e caktuar”, përfundoi Ardian Nuhiu.