Sukses i hatashëm për Rashicën, shpallet lojtari më i mirë i muajit gusht

Sukses i hatashëm për Rashicën, shpallet lojtari më i mirë i muajit gusht

Aventura e Milot Rashicës në Premierligë është duke shkuar siç është mësë miri.

Së fundmi, reprezentuesi i Kosovës është shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht për skuadren e Norwich Cityt.

25 vjeçari ka zhvilluar 3 ndeshje në muajin gusht dhe ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme, sidomos ajo ndaj Liverpoolit.

Në statistikat e paraqitura nga klubi i Anglisë, Rashica fitoi 34 duele, pati 40 prekje të topit, e rikuperoi topin 14 herë dhe gjithashtu kompletoi 47 pasime me një përqindje prej 84 për qind të saktësisë.

Rashica është kritikuar shumë në anën tjetër nga tifozët “Dardanë”, të cilët madje propozuan për Bernard Challandes që lojtari të mbetet në bankën rezervë.

Related Articles