Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, veprimin e tij për të mbledhur fletët e votimit të grisura nga Partia Demokratike në Parlament.
Kreu i Qeverisë thotë se në radhë të parë, duhet të kemi respekt për mjedisin. Ai shton më tej se hedhja përtokë e mbeturinave nuk është mesazh politik, gjest civil apo shprehje njerzillëku.
Postimi i Ramës:
Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.