Paraqitja e disa yjeve këtë fundjavë në elitën e futbollit anglez ka qenë në dyshim.
Kjo për faktin se FA dhe Britania e Madhe i kishte ndaluar lojtarët të shkonin në 66 shtete që ishin në listën e kuqe për shkak të COVID-19. Shumica e shteteve nga Amerika Latine ishin në këtë listë dhe lojtarët nuk u lejuan t’iu bashkohen Kombëtareve. Kjo ka bërë që disa nga vendet si Brazili, Kili, Meksika e Paraguai të bënin një ankesë në FIFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror mori vendim që lojtarët që kishin ftesa dhe nuk u lejuan t’iu bashkohen Kombëtareve të tyre të suspendoheshin për pesë ditë. Megjithatë shtetet si Brazili, Kili, Meksika e Paraguai kanë tërhequr ankesën në FIFA dhe lojtarët nga këto shtete do të kenë të drejtë loje këtë fundjavë në Angli.
Plot 12 futbollistë rrezikonin që mos të luanin ndeshjet e kësaj xhiro në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier. Ndër emrat kryesorë ishin Ederson, Gabriel Jesus, Fabinho, Alisson Becker, Roberto Firminio, Fred apo Thiago Silva.