Presidenca e Kosovës në shenjë nderimi dhe solidarizimi me popullin amerikan në përvjetorin e 20-të të sulmeve të 11 Shtatorit, ka vendosur në ndërtesën e saj flamurin amerikan.
Kujtojmë se më 11 shtator 2001, sulmuesit vetëvrasës kapën avionët amerikanë bashkë me udhëtarë dhe i përplasën në dy rrokaqiejt e New York-ut, duke lënë të vdekur 2,977 njerëz.
Sulmi mbetet një nga ngjarjet më traumatike të shekullit, jo vetëm për amerikanët, por edhe për botën.