Një fëmijë 5 vjec është në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë të një personi në Itali.
Mediat italiane raportojnë se një burrë me origjinë somaleze iu kërkua bileta nga dy kontrollorët, në përgjigje, ai nxori thikën dhe goditi dy punonjëset për t’u larguar më pas.
Gjatë kohës që ndiqej nga policia, ai sulmoi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë një fëmijë. Sulmuesi doli nga autobusi, duke kërcënuar shoferin për të hapur derën dhe iku në këmbë. Ai u përpoq të rrëmbente një makinë, por nuk ia arriti.
Megjithatë, arratia e tij nuk zgjati pasi pas disa minutash u arrestua nga policia. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes, por sipas autoriteteve pista e terrorizmit përjashtohet.