Njohësi i çështje politike, Albert Krasniqi, e ka komentuar propozimin e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje për shtyerjen e zgjedhjeve lokale që parashihej të mbahen me 17 tetor, raporton Gazeta “Enigma”.
Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” tha se Vetëvendosja po luan kartën e sigurisë, pasi sipas tij nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë.
Ai shton se nëse VV-ja nuk ia del t’i shtyejë zgjedhjet, e fajëson opozitën për rritjen e rasteve me COVID-19 dhe në këtë formë shfajësohet për dështimin në menaxhimin e pandemisë.
tutje ai thekson se nëse VV arrinë t’i shtyejë zgjedhjet i jep vetes kohë të rikuperohet.
“Nëse nuk ia del – në zgjedhje hynë më sigurt. Nëse numrat e rasteve me COVID-19 rriten, opozita fajësohet pasi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Vetës i krijon epërsi morale dhe pastrohet nga dështimi për menaxhimin e pandemisë. Nëse ia del – I jep kohë vetës të rikuperohet, të gjejë ndonjë kontratë të dëmshme të qeverive të kaluara – që sigurisht ka mjaftë të tilla – e të marrë ndonjë vendim për rritje pagash e shtesash që përkthehet në vota”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: