Një veturë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme, afër Qendrës Mjekësore Familjare në Pejë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në oborrin e Qendrës Mjekësore Familjare në Pejë, një vetur është përfshirë nga zjarri. Ekipet tona kanë lokalizu vendin dhe nuk ka asnjë person të lënduar”, ka thënë ai.
Gashi ka bërë të ditur se ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.
Pamje amatore: