Deliu-Kodra kritikon Qeverinë e Re: Ka harruar misionin e shtetësisë së Kosovës

Deliu-Kodra kritikon Qeverinë e Re: Ka harruar misionin e shtetësisë së Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka mbajtur një konferencë për media duke kritikuar Presidenten e Kosovës, Kryeministrin dhe ministren e jashtme.

Në këtë konferencë ajo tha se ata kanë harruar se tashmë ata përfaqësojnë shtetin e Kosovës, e jo partitë e tyre politike.

“Presidentja e Kosovës përveç se nuk është figurë unfikuese, ajo asnjëherë nuk e ka përmendur historinë e UÇK-së dhe sakrificën e tyre, e aq më pak ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Fatkeqësisht kemi një kryediplomate, Donika Gërvalla e cila gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte në një linjë të njejtë me përfaqësuesit rus dhe serb kur foli për Kosovën e pushtuar nga krimi dhe korrupsioni”, tha Deliu-Kodra.

Tutje, ajo shtoi se ky pushtet i ri i udhëhequr nga Vetëvendosja, fatkeqësisht po mendon se gjithçka fillon me ta e që sipas deputetës kjo parti ka hequr dorë nga politika e jashtme, e madje edhe e ka suspenduar atë duke e shndërruar në politikë të brendshme dhe nën mekanizëm të thashethemeve.

“Ky pushtet është larguar nga politika e jashtme e kordinuar me miqtë tonë perëndimor dhe përafëruar qartë me narracionin e Serbisë dhe të Rusisë. Në vend që të dëgjojmë kërkesë për mbylljen e misionit të UNMIK-ut që Kosova me Anglezët dhe Amerikanët kanë shumë vite që po punon intenzivisht, Qeveria e reka vendosur që të vaproj pas rezolutës 1244, duke harruar misionin e shtetësisë së Kosovës”, tha ajo.

Related Articles