Shkurtimi i orarit të gastronomisë dhe qëndrimi vetëm në hapësira të jashtme, janë disa nga vendimet që i ka marr Ministria e Shëndetësisë, por që po i kundërshtojnë pronarët e bizneseve. Kjo pasi sipas tyre masat e qeverisë, po i shkaktojnë dëme të mëdha financiare, shkruan Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka potencuar për Gazetën “Enigma” kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, i cili ka thënë se kanë kërkuar takim edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati, por sipas tij kjo nuk është aprovuar.
Kllokoqi gjithashtu ka thënë se e kanë adresuar një kërkesë te Ministria e Shëndetësisë, të punojnë brenda kafiterive, por që edhe kjo nuk është aprovuar.
Sipas, Kllokoqit përgjigja nga MSH-ja është se duhet të vazhdohet me masa të njejta, sepse sipas këtij institucioni nuk është koha për lirimin e masave antiCOVID.
Tutje, kryetari Kllokoqi ka thënë se edhe subvencione për këto masa të reja nuk kanë marr, ndërsa për ato për ato paraprake 33 përqind e gastronomëve i kanë pranuar.
“Kemi kërkuar që të takohemi me ministrin e Financave dhe kemi kërkuar që të funksionojmë në hapësirat e brendshme të kafiterive, por që asnjëra nga to nuk na është aprovuar. Ndërsa, sa i përket subvensionimeve të fundit, nuk i kanë marr asnjë nga ta, kurse subvensionet e prillit i kanë marr 33 përqind e gastronomëve”, ka thënë ai.
Ndërsa, Gazeta “Enigma” ka provuar të marr ndonjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, por të njetit kanë qenë të paqasshëm.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paraqitur masat e reja antiCOVID, për shkak të rritjes së rasteve të reja me virus.
Disa nga masat më të rëndësishme për parandalimin e virusit COVID-19 janë bartja e maskës, respektimi i distancës, mbrojtja dhe siguria në punë. Gjithashtu edhe për hyrjet dhe daljet nga Kosova, qytetari duhet të certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë.
LEXO EDHE: Këto janë të gjitha masat e reja kundër COVID që hyjnë në fuqi këtë të hëne
Ndryshe, edhe Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 977 persona që nuk respektuan masat antiCOVID.