Kancelarja Angela Merkel ua ka sqaruar liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor se përse nuk ka mundur të vizitonte secilin shtet veç e veç, raporton Gazeta “Enigma”.
Në takimin e përbashkët me liderët e shteteve të rajonit, Merkeli nga Tirana ka thënë se e ka pasur në plan të vizitonte secilin shtet.
“Kam planifikuar të vij në secilin shtet, por ishte e pamundshme dhe u desh 3-4 ditë. Në situatën aktuale ishte shumë, andaj faleminderit që na mblodhët këtu”, ka thënë ajo nga Tirana.
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë për t’u takuar me kancelaren Angela Merkel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev janë mbledhur në Hotel Tirana.