Policia e Kosovës ka gjobitur me 2 mijë euro PDK-në për një tubim të organizuar në Skenderaj.
Besimi i kryetarit të PDK-së u thye nga një prej eksponentëve më të rëndësishëm në partinë e tij.
Kjo pasi Sami Lushtaku mblodhi disa banorë të fshatit Rezallë duke mos respektuar masat antiCovid.
Të paktën kështu po vlerësojnë nga Policia e Kosovës ku i shqiptuan gjobë prej 2 mijë euro këtij subjekti politikë.
Kësisoj partia më e madhe opozitare në vend u bë partia e parë që dënohet në kohë të parafushatës për zgjedhjet lokale.
Se Policia e Kosovës nuk do të kursejnë askënd që shkel masat antiCovid kanë thënë në një përgjigje për televizionin.
Nga zyra për media të këtij institucioni kanë treguar edhe gjobat e shqiptuara në përgjithësi për dy javë në Kosovë.
Krahas Policisë së Kosovës, një institucion tjetër që shqipton gjoba për shkelësit e masave anti-Covid është edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
Nga ky agjencion janë zotuar se nuk do të ketë lëshime për asnjë shkelës të ligjit.
Por këtë ligj e ka shkelur deputetja e LVV-së, Drita Millaku e cila në kohë pandemie organizoi gazmend familjar me rastin e fejesës së djalit të saj.
Policia e dënoi me 200 euro, organizatorin e kësaj fejese, bashkëshortin e Millakut që është edhe zyrtar policor.