Ambasada britanike njofton se 117 afganë sot do të zhvendosen në Britani nga Kosova

Ambasada britanike njofton se 117 afganë sot do të zhvendosen në Britani nga Kosova

Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se sot 117 afganë, ish-punonjës në NATO, do të nisen për në Britani, pasi kanë qëndruar fillimisht në Kosovë.Ambasada ka treguar se 2000 ish-punonjës afganë në NATO dhe familjarët e tyre janë evakuuar në total nga Afganistani, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndërsa 800 prej tyre kanë akomoduar përkohësisht në Kosovë.

“Forcat e armatosura të Britanisë nën komandën e NATO-s janë vendosur në Kosovë dhe janë në ballë të operacionit për të përkrahur strehimin e tyre dhe zhvendosjen. Britania është e përkushtuar të strehojë afganë që kanë punuar në NATO. Jemi shumë falënderues për bujarinë e Kosovës në mikëpritjen e këtyre njerëzve në nevojë dhe që kanë ndihmuar NATO-n në këtë periudhë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.

Related Articles