Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është finalizuar Projektligji i ri për Kompensimin e Viktimave të Krimit, raporton Gazeta Enigma.
Haxhiu ka thënë se viktimave të Krimit, viktimave fëmijë; viktimave të trafikimit me qenie njerëzore; viktimave të dhunimit; viktimave të dhunës në familje; si dhe anëtarëve të familjes së viktimës së ndjerë, do të ju mundësohet qasje e menjëhershme në kompensim.
Gjithashtu, ministrja theksonet se Projektligji shumë shpejt do të procedohet për shqyrtim dhe aprovim nga ana e Qeverisë.