Roli i suplementeve në betejën me Coronavirus

Roli i suplementeve në betejën me Coronavirus

Mjekët dhe shkencëtarët kanë ende shumë pyetje pa përgjigje rreth COVID-19, përfshirë pse disa njerëz sëmuren më shumë se të tjerët.

Por, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 njerëzit kanë vazhduar të pyesin: A ka ndonjë gjë që mund të bëjmë për të forcuar mbrojtjen e sistemit tonë imunitar për të luftuar virusin nëse biem në kontakt me të? Për shembull, a ka suplemente që mund të ndihmojnë?

Kur bëhet fjalë për Coronavirusin, të dhënat janë akoma shumë të pakta për të dhënë përgjigje përfundimtare se si ose nëse një shtesë apo një tjetër mund të ndihmojë sistemin imunitar të luftojë virusin.

Suplementetet.

“Ajo që mikrobiologët që studiojnë sistemin imunitar e dinë për mbrojtjen e trupit tonë është se ngritja e sistemit tonë imunitar për të qenë në ‘gatishmëri të lartë’ ose thjesht nxitja e tij për të luftuar çdo mikrob është në të vërtetë një koncept i gabuar”, thotë Michael N. Starnbach, profesor i mikrobiologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston.

Ka vërtet dëshmi se suplementet përmirësojnë funksionin imunitar në popullatat që janë vërtet të kequshqyer.

“Njerëzit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve kur janë të kequshqyer, por kjo nuk do të thotë që rimbushja e sasive më të larta se sa është e nevojshme e vitaminave dhe lëndëve ushqyese tek dikush do ta bëjë sistemin e tyre imunitar të funksionojë shumë më mirë”, thotë Starnbach.

Mes sublementesh më me ndikim thuhet të jetë edhe vitamina “D”, e një gjë të tillë e konfirmon edhe nutricistja, Dhurata Nasufi – Halabaku.

Deri më tani ka pasur studime më shumë për vitaminën ‘D’ dhe ndikimin e saj kundër Coronavirusit.

Vitamin D

“Në një hulumtim është vërejtur se njerëzit që kanë pasur depozita të vogla të kësaj vitamine janë prekur më shumë nga COVID-19”.

“Ndersa një hulumtim tjetër ka ardhur në përfundim se në një grup prej 100 pacientësh të infektuar, 50 prej tyre që kanë marrë vitaminën ‘D’, vetëm njëri nga ta është shtrirë në spital për shërim të mëtutjeshëm. Kurse 50 pacientët e tjerë, të cilëve nuk i është dhënë fare kjo vitaminë, 25 prej tyre kanë përfunduar si të hospitalizuar”, thotë nutricistja, Nasufi-Halabaku.

Njëjtë si Dhurata rezulton edhe mendimi i shoqatës “ConsumerLab”, e cila merret me anketimin të përdorueseve të vitaminave dhe sublementeve në përgjithësi, po ashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Amerikë ndan mendim të njëjtë.

“Nivelet e ulëta të vitaminës ‘D’ shoqërohen me ftohje dhe grip të shpeshtë”, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.

“Për shkak se marrim shumë vitaminë ‘D’ që na nevojitet nga rrezet e diellit, shumë njerëz shohin që nivelet e tyre bien gjatë muajve të dimrit”, thotë drejtori i “Consumer Lab”, Cooperman.

Ai rekomandon 15 deri në 20 mikrogramë nëse vendosni të merrni suplemente.

Por mbani mend, është gjithmonë një ide e mirë të këshilloheni me mjekun tuaj para se të filloni përdorimin e sublementeve për t’u siguruar që është në rregull për ju, dhe kontrolloni që nuk do të ndërhyjë në ilaçet e tjera që mund të merrni ose nevojat tuaja të tjera shëndetësore.

Por, në anën tjetër, kureshtja e njerëzve nuk njeh kufi, e shumë prej tyre frikësohen prej konsumimit të suplementeve duke menduar se përdorimi i tyre mund të ketë efekte anësore.

Një gjë të tillë, Dhurata, e kundërshton, duke theksuar se një kurim me dozë të caktuar nuk jep efekte anësore.

“Nëse suplementet përdoren në situata të caktuara, me dozë të caktuar nuk kanë efekte anësore”, thotë ajo.
Ndërkaq, përdorimi i suplementeve duket të mos ketë një moshë etiketuese për përdoruesit.

“Vitamina D përdoret që nga ditët e para të lindjes si preventivë. Kurse vitaminat dhe mineralet e ndryshme zakonisht fillojnë që nga viti i dytë i lindjes, qoftë në rastet me kequshqyeshmëri qoftë si preventivë”, thotë nutricistja, Dhurata.

Mes tjerash, njerëzit të cilët janë të interesuar për përdorim të sublementeve në luftim me COVID-19, shpesh pyesin nëse rezultatet e përdorimit janë të shpejta.

“Efektet nuk shihen për momentin. Mirëpo pas disa ditëve. E gjitha varet nga lloji i mungesave dhe dozimi”, thotë nutricistja kosovare.

Pos, vitaminës “D”, si forcim në betejën me Coronavirus shërbejnë edhe sublemente të tjera të tilla si; Shafrani i Indisë, uthulla e mollës, vitamina “C”, zinku e të tjera.

Related Articles