Në fundjavë zhvillohet xhiroja e dytë në elitën e basketbollit kosovar.
Është marrë vendim që nga xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll të mund të ketë tifozë të pranishëm nëpër palestra.
Numri i tyre do të jetë i limituar, 100 sosh të cilët duhet t’iu përmbahen rregullave mbrojtëse nga COVID-19: Respektimi i distancës dhe vendosja e maskës.
Personat e interesuar të shikojnë ndeshjet duhet të posedojnë një nga dëshmitë:
Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë. Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjeve’