Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Padova të Italisë.
Një baba 88-vjeçar vrau vajzën e tij, pas sherrit të ndodhur në rrugën në Sarmeola di Rubano.
Krimi ndodhi para portës së shtëpisë ku jetonte gruaja, e cila sot kishte ditëlindjen dhe mbushi 60 vjeç.
Stelvio Cerqueni qëlloi vajzën e tij Doriana në kulmin e një përleshjeje dhe më pas, me të njëjtën armë vrau veten.
Babai dhe vajza nuk jetonin bashkë, ndërsa të dy kanë lindur në Serbi dhe janë zhvendosur në Friuli Venezia Giulia.
Dorjana Cerqueni jetonte me bashkëshortin, biznesmenin Galdino Nicoletti.
Çifti kishte një dyqan mobiliesh, vendi i të cilit nuk ishte larg nga shtëpia në të cilën jetonin.
Baba e bijë kanë pasur disa mospajtime në të kaluarën dhe shkak i vrasjes mund të jetë ky.
I pari që ka parë ngjarjen ishte djali i të ndjerës, Paolo, i cili ishte në shtëpi dhe sapo dëgjoi zhurmën e armës doli jashtë.
Viktima ka edhe një djalë të dytë, Michele, i cili është mjek dhe këto ditë ishte me pushime në Sardenjë.
Paolo Nicoletti telefonoi ambulancën, por të dy nuk mundën t’i mbijetonin plagëve./Top Channel/
/Gazeta “Enigma”/