Mbi një mijë qytetarë të komunitetit RAE u vaksinuan kundër COVIDIT

Mbi një mijë qytetarë të komunitetit RAE u vaksinuan kundër COVIDIT

Vaksinimi i komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian po bëhet kryesisht përmes ekipeve mobile.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë vaksinuar mbi 1000 pjesëtarë, ndërsa që kanë planifikuar termine për vaksinim janë 1190.

“Sa u përket komuniteteve si Rom Ashkali e Egjiptian, përmes ekipeve mobile deri tash janë vaksinuar mbi  1000 pjesëtarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ndërsa të planifikuar për vaksinim sipas termineve të caktuara, janë edhe 1190. Por, procesi do të vazhdojë edhe me grupe të tjera. Vaksinimi i komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian behet kryesisht përmes ekipeve mobile”, thuhet në një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,382 persona të shëruar nga Coronavirusi.

Aktualisht, raste aktive mbeten 13,473.

Related Articles